Klikoni LIKE nese ju pelqen postimi!
Ne mjaft probleme te jetes praktike lind nevoja per te njohur varesite
qe
egzistojne ndermjet brinjeve dhe kendeve te trekendeshit. keto varesi i
studion nje dege e vecante e matematikes e quajtur trigonometri
(bashkimi i fjaleve trigon-trekendesh dhe metri-matje). Fillesat e kesaj
dege jane ne shekullin. 2 p.e.r ne Greqi.
Funksionet trigonometrike
Ekzistojnë 6 funksione trigonometrike, në fillim do ti përkufizojmë ato në një trekëndësh këndrejt.
- Hipotenuza është brinja që është përball këndit të drejtë (brinja më e madhe) në këtë rast e kemi shënuar me h.
- Kateti përballë këndit është në këtë rast brinja a.
- dhe Kateti ku shtrihet këndi në rastin tonë është brinja b.
Trekëndëshi kënddrejt përmban
një kënd të drejtë 90° ose (π/2 radian) të cilin e shënojmë me C.
Këndet A dhe B mund të ndryshojnë. Funksionet trigonometrike të një
këndi i përcaktojmë si herës i brinjëve të trekëndëshit këndrejt.
Quhet sinus i kendit a raporti i katetit perballe kendit a me hipotenuzen pra
Quhet kosinus i kendit a raporti i katetit te aneshkruar kendit a me hipotenuzen pra
Quhet tangent i kendit a raporti i katetit perballe kendit a me katetin e aneshkruar kendit a. Pra
Quhet kontangent i kendit a raporti i katetit te aneshkruar kendit a me katetin perballe kendit a. Pra
Sekanti është herësi në mes hipotenuzës dhe katetit ku shtrihet këndi:
Kosekanti i këndit është herësi në mes hipotenuzës dhe katetit përballë:
Duke qene raporte brinjesh, funksionet trigonometrike te kendeve jane numra pozitive dhe abstrakte.
Duke
qene se gjatesite e kateteve te trekendeshit jane me te vogla se
gjatesia e hipotenuzes, rrjedh se vlerat e funksioneve trigonometrike
sinus e kosinus jane numra me te vegjel se 1.
Ketu keni te gjitha identitetet trigonometrike.
0 comments:
Post a Comment